Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, do t’i nënshtrohet procesit të zgedhjes së kryetarit të degës, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info, bëjnë të ditur se procesi do të mbahet nesër, ndërkohë që për të parin e partisë janë dy kandidatë.

Portali ka mësuar se procesi i zgjedhjes do të nis me fillim nga ora 12:00, në restorantin “Iliria De Luxe”.

Siç ka mësuar Llapi.info, Ekrem Hyseni dhe Visar Hoti janë në garë për kreun e LDK-së në Llap. Portali mëson se Hyseni ka mundësinë më të madhe që ta marrë edhe zyrtarisht udhëheqjen e partisë.

Dega e LDK-së në Podujevë ka pasur mospajatime sa i përket ktyetarit të degës. Ish-kryetari i partisë, Agim Veliu dhe ish-kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, kanë deklaruar se janë kryetar të LDK-së në Llap.

Duhet theksuar Veliu ishte shkarkuar nga pozita e kryetarit të LDK-së në Podujevë nga vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku./Llapi.info