Lokale - eSIMy

Të shtunën në Kosovë do të mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës. Dy ditë para protestës, anëtarë të PSD-së kanë mbajtur një aksion në zyrën e ZRRE-së me parullën “Ju ngritni çmimet, ne rezistncën”.

Në një postim në Facebook, nga PSD-ja thonë se nuk mund të lejojnë që çmimi i energjisë elektrike të bëhet, siç thonë ata, për interesat e KEDS-it, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ju rrisni çmimet, ne rezistencën! Zyrës së ZRRE-së i quam mesazhin e qartë në vend; nuk mund të lejojmë që çmimi i energjisë elektrike mbi kurrizin e mirëqenies së qytetarëve e për interesat e KEDS. Nuk mund të lejojmë që zhvatja që po iu bëhet qytetarëve, duke marrë para nga buxhet i Kosovës për të ruajtur profitin e KEDS, të kaloj. Veprimet e tyre vetëm sa e rrisin rezistencën e protestën tonë! Me 29 janar, ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, protesojmë kundër aleancës së Kurtit për interesat e KEDS-it e kundër qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Një protestë e ngjashme është caktuar edhe gjatë ditës së djeshme në sheshin “Zahir Pajaziti” nga shoqëria civile. Kjo protestë ka mbledhur rreth 200 qytetarë, të cilët me pankarta të ndryshme brohorisnin ““Asnjë cent ma shumë” dhe “Largoje KEDS-in”.