Policia e Kosovës po vazhdon t’i gjobitë qytetarët që po shkelin rregullat e komunikacionit, shkruan Llapi.info.
Pjesëtarë të PK-së, gjobat me qindra euro po u shqiptojnë vozitësve që po tejkalojnë kufizimin e shpejtësisë.
Por, siç duket, këto rregulla po i shkelin edhe vetë ata.
Kështu ka “denoncuar” në adresë të Llapi.info një qytetar, i cili ka thënë se një veturë zyrtarë e Policisë së Kosovës s’e ka përfillur kufizimin e shpejtësisë.
Ai ka thënë se kjo shkelje ka ndodhur dje në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë. Qytetari ka thënë se vetura zyrtare e PK-së ka vozitur mbi 100 orë, edhe pse me shenjë kishte qenë 50.
Sipas tij, vetura zyrtare e Policisë së Kosovës nuk ka qenë në intervenim.
Policia e Kosovës ka njoftuar pak më parë se ka gjobitur një qytetar, i cili ishte duke vozitur makinën me 172 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 100 km/h.
Shoferi është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i makinës për tre muaj.
Gjoba të tilla po vazhdojnë të shqiptohen nga Policia e Kosovës, për shoferët të cilët po e rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./Llapi.info
Më poshtë pamjet e dërguara:






