Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në rrugën “Ilir Konushevc” në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar pasi i njëjti ka kërcënuar vite më parë një person tjetër.

Policia e Kosovës, pa dhënë detaje tjera, ka thënë se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info