Lokale - eSIMy

Bahrije Shatrolli – Mehmeti është emëruar sërish në krye të drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Shatrolli – Mehmeti është emëruar drejtoreshë nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ajo ka qenë drejtoreshë në këtë dikaster edhe vitin e kaluar, me të cilin mori besimin për të qenë pjesë e ekzekutivit edhe për mandatin e ri katërvjeçar.

Ndryshe, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dje ka emëruar 10 drejtorë të Drejtorive në komunën me të cilën udhëheq. Deri më tani, vetëm drejtoria e Urbanizmit është pa drejtor./Llapi.info