Bahri Selimi është njëri nga kandidatët që do ta lirojë pozitën e asamblistit në Kuvendin e Podujevës, pasi emërimit në kabinetin qeverisës në këtë komunë, shkruan Llapi.info.
Selimi, i cili për një vit ishte drejtor i Administratës Publike, për mandatin e ri katërvjeçar është emëruar nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtor të Shërbimeve Publike.
Selimi ka qenë edhe më parë këshilltar komunal nga Lëvizja Vetëvendosje. Në zgjedhjet e tetori ai kishte grumbulluar 540 vota, të cilat ishin të mjaftueshme për të zënë vend në Kuvendin Komunal. Selimi është me jurist me profesion./Llapi.info






