Ka rënë dukshëm numri i rasteve të reja të konfirmuara pozitive me COVID-19 në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), sot, e martë, janë regjistruar vetëm katër raste pozitive me këtë virus, krahasuar me ditët më parë ku u regjistronin dhjetëra raste.
Gjatë 24-orëve të fundit nuk është konfirmuar asnjë pacient i shëruar, derisa numri i rasteve aktive në Podujevë është 353.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë, deri më tani në Podujevë, rreth 8 mijë qyetetarë llapjanë kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Prej tyre, 74 kanë humbur jetën, ndërkohë që rreth 80 mijë vaksina janë administruara.
Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se më 25 janar, janë regjistruar 2.707 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 11.144 mostrave. Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 556 persona janë shëruar derisa 21.668 persona janë ende aktivë në koronavirus./Llapi.info






