Lokale - eSIMy

Vigan Salihu, i cili ka qenë njëri ndër kandidatët më të votuar për këshilltar komunal nga Lëvizja Vetëvendosje, sërish do të jetë pjesë e ekzekutivit qeverisës në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Salihu që për një vit ishte në krye të Drejtorisë për Bujqësisë në Komunën e Podujevës, është emëruar drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekomomik.

Emërimi i tij është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se zotimet që u kanë dhënë qytetarëve, siç ka thënë ai, do të jetë punë e përditshme e tyre.

“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar ai./Llapi.info