Lokale - eSIMy

Një person i shpallur në kërkim nga organet e sigurisë është arrestuar në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e sa 24-orësh, arrestimi i të kërkuarës është bërë me urdhërese të lëshuar nga gjykata.

“Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar e kërkuara femër kosovare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës s’e ka bërë të ditur arsyen se përse e dyshuara ka qenë në kërkim./Llapi.info