Driton Veliu është emëruar sërish drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Veliu është doktor i Stomatologjisë – Specialist i Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive. Ai në krye të kësaj drejtori kishte qenë edhe në vitin 2021.
Veliu kishte qenë edhe kandidat për këshilltar komunal nga Lëviza Vetëvendosje në zgjedhjet e tetorit, por që s’kishte arritur t’i merrte votat e mjaftueshme.
Emërimin e Veliut e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar Bulliqi në Facebook, krahas emrave të drejtorëve të Drejtorive në Podujevë./Llapi.info






