Lokale - eSIMy

Avni Fetahu është emëruar sërish drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Fetahu, i cili ka fituar edhe votat e mjaftueshme për asamble komunale, do ta drejtor dikasterin e Arsimit në Podujevë për mandatin e ri katërvjeçar. Ai është emëruar në krye të kësaj drejtori nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.

Avni Fetahu një pjesë të shkollës fillore e ka përfunduar në Kaçanik për të vazhduar në fshatin Shtedim të Komunës së Podujevës, shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini” Podujevë 1996-2000. Fakultetin ekonomik Universiteti i Prishtinës Drejtimi: Menaxhment dhe Informatikë 2000-2004. Ka të përfunduara Masterin pranë Universiteti i Prishtinës Drejtimi: Menaxhment dhe Informatikë, me temën.

Ai ka qenë Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Podujevës 2014 -2017. Në vitin 2021 Fetahu ka qenë drejtor i Arsimit. Ai po ashtu ka qenë disa herë edhe këshilltar komunal.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se zotimet që u kanë dhënë qytetarëve, siç ka thënë ai, do të jetë punë e përditshme e tyre.

“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar ai./Llapi.info