Besnik Mulliqi është emëruar drejtor i Inspektoratit në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Emërimi i tij në krye të këtij dikasteri është bërë nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Mulliqi është edhe sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Podujevë.
Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se zotimet që u kanë dhënë qytetarëve, siç ka thënë ai, do të jetë punë e përditshme e tyre.
“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar ai./Llapi.info






