Lokale - eSIMy

Ish-shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në mandatin e kaluar, Fatmir Rudari, është emëruar sot drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Podujevë, raporton Llapi.info.

Emërimi i tij është bërë nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka prezantuar sot kabinetin e tij qeverisës.

Përveç Rudarit, PDK-së i është ndarë edhe Drejtoria e Administratës Publike dhe kryetari i Kuvendit.

“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info