Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës ka prezantuar sot kabinetin qeverisës për mandatin katërvjeçar, raporton Llapi.info.

Ashtu siç ka raportuar Llapi.info, dy drejtori i janë ndarë Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo e cila ka edhe kryetarin e Kuvendit.

Më poshtë postimi i plotë i Bulliqit:

Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës.

Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona.

Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat.

Ekipi me të cilin do të punoj në katër vitet e ardhshme është ky:

Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu

Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi

Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani

Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu

Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi

Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti

Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari

Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi

Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj

Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu

Ekzekutivi shpejt do të plotësohet edhe me drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje e Mjedisit./Llapi.info