Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar sot edhe 70 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit nuk është shëruar asnjë pacient, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të rritet në 335. Më së shumti raste të konfirmuara janë të moshës së mitur.
Gjatë këtyre javëve të fundit janë konfirmuar dhjetëra raste pozitive thuajse çdo ditë. Në fillim të janarit në Podujevë ka qenë vetëm një rast aktiv.
Që nga fillimi i pandemisë, rreth 8 mijë qytetarë llapjanë kanë qenë të infektuar me COVID-19. Prej tyre, 74 raste kanë përfunduar me fatalitet. Deri më tani në Podujevë janë administruar rreth 80 mijë vaksina.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar sot 2,957 rasteve të reja me koronavirus. Raste aktive janë 17,743.
Si pasojë e rritjes së rasteve, Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja për luftim të pandemisë së koronavirusit./Llapi.info






