Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pritet të udhëheq me dy drejtori në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Përveç kryetarit të Kuvendit të Podujevë, i cili u zgjodh Hilmi Hoxha i PDK-së, PDK-së do t’i ndahen dy drejtori, asaj e Bujqësisë dhe Administratës Publike.
Siç ka mësuar Llapi.info, ish-shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Fatmir Rudari do të udhëheq Drejtorinë e Bujqësisë, kurse atë të Administratës, Antoneta Ejupi.
Burime të pakonfirmuara të Llapi.info bëjnë me dije se emrat e drejtorëve do të bëhen publikë qysh të hënën, ku edhe do të kompletohet qeverisja për mandatin katërvjeçar./Llapi.info






