Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se pasnesër (22 janar) do të kryhen punime në rrjet, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në gjashtë orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“Nga TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet: LP 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) në dy termine nga 10:00 deri 10:30 dhe nga ora 14:30 deri 15:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

4.

Nga TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Lluzhan Policia 2 (kodi: 14000010097) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Lagje ne aferisi te stacionit te Policise ne fsh LLuzhan.

Arsyeja: Vendosja e konzollës së tensionit të mesëm, realizimi i lidhjeve në largpërçues, sipas pëlqimit elektro-energjetik”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info