Një person është arrestuar dje në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti dyshohet për një lëndim të rëndë që i ka shkaktuar një personi tjetër, në korrik të vitit të kaluar.
“Podujevë, 23.07.2021 – 15:14. Lidhur me rastin me datë 19.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Në korrik të vitit 2021, një person pati raportuar se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishin një problem të mëhershëm.
I dyshuari pas kryerjes se veprës kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti gjendej në arrati, deri ditën e djeshme, ku edhe është arrestuar./Llapi.info






