Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka konfirmuar edhe 22 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 39 pacientë, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të bie në  93.

Në anën tjetër, sot në Kosovë sot janë konfirmuar 2050 raste me koronavirus, shifër kjo rekorde që nga gushti i vitit të kaluar. Për këtë, Ministria e Shëndetësisë pritet që t’i publikoj masat e reja kufizuese.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371. Në total numri i rasteve aktive është 7.266. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Llapi.info