Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi arrestimin e mbrëmshëm të bërë në Merdare.

Sipas Policisë, në dy kamionë dhe një veturë të ndaluar, kishte material që dyshohej se do të përdorej për referendumin e paralajmëruar.

Materiali është ndaluar dhe nuk është lejuar të hyjë në Kosovë.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit dhe automjeti janë kthyer mbrapa në Serbi.

“Bazuar në informacionet zyrtare, detyrat dhe autorizimet policore, është ndaluar hyrja në RKS, e këtij materiali i cili po transportohej pa leje përkatëse. Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, dy mjetet transportuese (kamionët) janë dërguar tek autoritet kompetente doganore, ndërsa pas intervistimit personat me automjetin e tyre janë kthyer mbrapa në Serbi.