Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku – Rexhepi, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të “mos bëj filma”.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Kurti ka mbi 50 për qind të Kuvendit të Kosovës dhe mund t’i marr vendimet vet.
Sipas saj Kurti duhet të sillet “si burrështetas në suksese e dështime”.
“Albin, mos bëj filma! Kuvendi është i yti. Mbi 50 përqind. Krejt dhe drejt. Merr vendime.
Sillu si burrështetas në suksese e dështime. Lëre popullizmin dhe qeveris e ec përpara”, ka shkruar deputetja në Facebook.
Tutje ajo ka shtuar se sikurse për situatën e veriut të Kosovës, njëlloj edhe sot për referendum atij i është dhënë mbështetja nga LDK-ja.
“Si në Veri, edhe këtu, ta dhamë përkrahjen kundër referendumit. Zgjidhi problemet. Ke ardhur për të zgjidhur, e jo për t’u ankuar. Kaq!”, përfundon statusi i Bunjakut.