Një person është goditur nga një veturë në lëvizje në Podujevë, raporton Llapi.info.
I njëjti është goditur derisa kishte qenë duke pastruar rrugën nga bora, ndërkohë që është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, fillimisht janë arrestuar dy persona, por që njëri më pas është liruar, kurse tjetri është dërguar në mbajtje.
Policia rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”./Llapi.info






