Lokale - eSIMy

Një 30-vjeçar është vrarë pasditen e sotme në një fushë malore në fshatin Pakashticë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkohë që një person është arrestuar. Arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar për Llapi.info edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar, dy armë e gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K., (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit, aktualisht hetuesit policorë janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Siç ka mësuar Llapi.info, vrasja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, pasi të dy personat kanë qenë në gjueti.

Viktima edhe i arrestuari, kishin dalur në shoqëri të njëri-tjetrit në malet e fshatit për gjueti./Llapi.info