Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabib, kanë marrë pjesë gjatë shpërndarjes së mekanizmave bujqësore për 31 fermerët përfitues, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Sot janë shpërndarë 7 kosa, 11 freza, 6 kultivator me frezë dhe kosë, 7 kultivator me frezë, kosë dhe rimorkio. Gjithashtu para disa dite janë shpërndarë 6 lopë dhe 7 kope delesh për bujqit përfitues.
Ky projekt është bashkëfinancim me organizatën “Qatar Charity”, ku komuna e Podujevës ka financuar 10% e vlerës së projektit, kurse pjesën tjetër organizata.
Kryetari Bulliqi falënderoi drejtorin e organizatës “Qatar Charity” për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, si dhe u zotua për angazhim dhe përkrahje të mëtejshme për fermerët e vyer llapjanë./Llapi.info






