Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me humanistin Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive të reja për familjet në nevojë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Komuna e Podujevës do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
Kryetari Bulliqi falënderoi hoxhën e nderuar për ndihmën e vazhdushme në komunën e Podujevës, gjithashtu falënderoi edhe gjithë donatorët të cilët po mundësojnë realizimin e këtij projekti.
“Bashkë do të vazhdojmë të punojmë dhe të realizojmë projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë” tha kryetari Bulliqi./Llapi.info






