Lokale - eSIMy

Llapi.info ka raportuar më parë për një aksident që ka ndodhur tek rrethrrotullimi në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Siboc, raporton Llapi.info.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Llapi.info se nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar.

“Sot rreth orës 19:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë, trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, është shprehur Ahmeti.

Ndryshe, ditëve të fundit është rritur dukshëm numri i aksidenteve në këtë rrugë që lidh Llapin me kryeqytetin./Llapi.info