Lokale - eSIMy

Një 66-vjeçar është njëri nga viktimat e aksidentit të sotëm në fshatin Lupç të Podujevës, raporton Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, R.,Uka, nga fshati Dumnicë ka mbetur i vdekur në këtë aksident, ku u përfshinë tri vetura.

Në po këtë aksident ka humbur jetën edhe një person tjetër, ndërkohë që nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 (njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Disa nga të lënduarit që kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK janë liruar për në shtëpi, derisa njëri vazhdon të jetë në gjendje të rëndë./Llapi.info