Dy persona kanë humbur jetën në vend në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në Lupç të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura. Sipas Policisë së Kosovës, nga po ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe nëntë persona tjerë.
Prokurorja nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Rukije Shasivari për klankosova ka thënë se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
“Sot rreth orës 9:35 kam pranuar informatën se në magjistralen Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku fillimisht në vendin e ngjarjes janë dy viktima, ndërsa personi tjetër është në gjendje të rëndë, ndërsa personat e tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK”, ka thënë Shasivari./Llapi.info






