Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në fshatin Lupc të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të lënduar nëntë të tjerë.
“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që poashtu ndodhet në vend ngjarje janë duke u marrë me rastin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, lusim qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht./Llapi.info






