Mërgimtarët kanë nisur për t’u rikthyer në vendet ku jetojnë e veprojnë, duke bërë kështu që të ketë fluks automjetesh në pikë kalimin kufitare në Merdar, shkruan Llapi.info.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare ka arritur deri në dy kilometra.
Sipas kësaj qendre, pritje për të dalë nga Kosova janë 200 minuta, apo 3 orë e 20 minuta.
Pritje të gjata ka edhe te pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë, të cilat po shkojnë deri në 40 minuta dhe Jarinje deri 30 minuta.
Për dallim nga dalja, për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje në asnjë pikë kufitare.
Për t’u informuar në lidhje me kolonat nëpër pikat kufitare të Kosovës mund të klikoni KËTU./Llapi.info






