Një person është arrestuar në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, pasi i njëjti ka sulmuar me thikë një tjetër, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, deri te sulmi ka ardhur si rezultat i një fjalosje.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje./Llapi.info






