Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar disa armë dhe qindra fishekë në një veturë në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, në të njëjtën veturë, në natën e ndërrimit të viteve, janë gjetur dy kallashë, dy revole – njëra e llojit CZ dhe tjetra TT.
Gjatë kësaj bastisje janë konfiskuar edhe 491 fishekë, për këto armë.
Policia ka thënë se i dyshuari gjendet në arrati./Llapi.info






