Festimet me arme në natën e ndërrimit të viteve, ka bërë që të shkaktohen dëme materiale, por edhe lëndime në njerëz, shkruan Llapi.info.
Si pasojë e të shtënave me armë, një plumb qorr ka goditur në xham të një veture në Podujevë.
Sipas Policisë së Kosovës, predha është konfiskuar, derisa vlera e dëmit të shkaktuar është 150 euro. Policia ka thënë se hetimet po vazhdojnë.
Llapi.info ka raportuar sot se gjatë festës me armë, një person është goditur nga një plumb bredhak në tarracën e shtëpisë së tij./Llapi.info






