Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Bajram Krasniqi” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, tre nga ta kanë pësuar lëndime trupore, ndërkohë që në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë.
“Rr. Dr, Bajram Krasniqi, Podujevë 31.12.2021 – 09:30. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, ku si pasojë e rrahjes tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarje është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






