Në natën e ndërrimit të moteve, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar QKMF-në, Stacionin e Policisë, Brigadën e Zjarrfikësve dhe rojet e objektit komunal, njofton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ka përgëzuar ata për punën dhe përkushtimin e tyre në krye të detyrës.
“Sonte në ndërrimin e moteve, me bashkëpunëtorë vizituam QKMF-në, Stacionin Policor, Brigadën e Zjarrfikësve dhe rojen e objektit komunal, me këtë rast ju urova festën e vitit të ri dhe ju urova shëndet dhe begati për ta dhe familjet e tyre. I përgëzova për punën dhe përkushtimin e tyre që të jenë në krye të detyrës, derisa ne festojmë ndërrimin e moteve me familjet tona, ata po përkujdesen gjatë 24 orëve për sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai./Llapi.info






