Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur ditë më parë në rrugën Prishtinë – Podujevë, ku një grua është goditur nga një  veturë, raporton Llapi.info.

Viktima ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që e njëjta dje ka ndërruar jetë. Kështu ka njoftuar raporti i Policisë  së Kosovës.

“Rr. Nacionale Prishtinë Podujevë, 16.12.2021-16:55.  Në lidhje me rastin është raportuar se me  24.12.2021 në Klinikën Intensive në QKUK- Prishtinë,  viktima femër  kosovare e cila ka qenë duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor, me vendim  të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në mjekësinë ligjore”, thuhet në raportin e PK-së.

Aksidenti pati ndodhur në fshatin Gllamnik, ndërkohë që vozitësi i automjetit ishte arrestuar./Llapi.info

Shkeli me veturë një grua në Gllamnik të Podujevës, arrestohet shoferi