Lokale - eSIMy

Fluksi i mërgimtarëve, të cilët kanë marrë rrugën për në vendlindje në prag të festave të fundvitit, ka bërë që të shtohen kolonat në pikën kufitare në Merdar, raporton Llapi.info.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, në Merdar pritjen janë nga 220-220 minuta, për të hyrë në Kosovë.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë ka kolonë. Aty pritjet për të hyrë në Kosovë janë dyorëshe. Në Muçibabë pritjet e atyre që po vijnë në vendin tonë janë 1.5 orë.

Një orë pritje ndërkohë është në Jarinje po aq sa edhe në Mutivodë. Në Bërnjak pritjet nuk kalojnë 20 minuta.

Ndërkohë në pikat tjera kufitare pritja për në Kosovë nuk zgjat më shumë se 5 minuta. Situatë tjetër është në dalje. Për të lënë Kosovën pritjet në të gjitha pikat kufitare nuk kalojnë 10 minuta./Llapi.info