Kolona dhe pritje të gjata janë krijuar sot në pikë kalimin kufitar në Merdar, raporton Llapi.info.
Në këtë pikë, në hyrje, janë krijuar kolona deri në 1 kilometër. Mërgimtarët që kanë mësyrë vendlindjen për t’i kaluar festat e fundvitit janë duke pritur 120 deri në 140 minuta.
Për dallim nga Merdarja, pikët kalimet kufitare tjera janë më të qeta, pa ndonjë kolonë apo pritje të gjata./Llapi.info







