Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një pistoletë dhe gjashtë fishekë, raporton Llapi.info.

Rasti ka ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës, gjatë një bastisje të një shtëpie.

“I dyshuari, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Bastisja, siç thuhet në raportin e PK-së, është bërë me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata./Llapi.info