Lokale - eSIMy

Dy thika i janë gjetur një nxënësi në Podujevë, gjatë një kontrolli nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar PK në raportin e saj ditor, thikat që janë gjetur janë sekuestruar.

Pas konsultimit, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ne procedurë të rregullt.

Duhet theksuar se disa nxënësve (të mitur) gjatë fillim vitit të ri shkollor i janë gjetur thika nga njësitet e Policisë së Kosovës, në kuadër të kampanjës së sigurisë në shkolla./Llapi.info