Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamje nga pikë kalimi kufitar në Merdar, raporton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se sot është parë fluks më i madh i mërgimtarëve që kanë hyrë nga kjo pikë kufitare.
“Fluksi i bashkatdhetarëve nëpërmjet kufirit në Merdare për festat e fundvitit ka filluar të shtohet. Mirësevini bashkatdhetarë”, ka shkruar Bulliqi.
Në anën tjetër, sipas qendrës për menaxhim kufitar, nuk pa pritje e as kolona në Merdar. Sipas QMK-së, pritje dhe kolona të gjata dhe kolona deri në 600 metra ka në pikën e Dheut të Bardhë./Llapi.info






