Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshati Revuçë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se një veturë ka dalë matanë rrugës kryesore, duke përfunduar kështu në një kanal.
Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ardhur si rezultat i mos-pastrimit të rrugës.
Nuk raportohet për persona të lënduar./Llapi.info






