Lokale - eSIMy

Është hapur sonte Festivali Dimëror në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Hapja e këtij festivali është bërë në Bulevardin e Dëshmorëve, ku edhe janë të vendosura shtëpizat prej drurit.

“Projekti ka synim që me rastin e festave të fundvitit; ngritjen e turizmit të brendshëm, pasurimin e jetës kulturore, mbështetjen e bizneseve përmes vendosjes së gjashtë shtëpizave”, thuhej ditë më parë në njoftimin e Komunës.

Ndërkaq, këtë aktivitet e ka quajtur risi i pari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Këto shtëpiza do të jenë të destinuara për lokalet e gastronomisë, ndërkohë që të njëjtat do të jenë të hapura deri në muajin shkurt./Llapi.info

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

May be an image of 3 people, people standing, christmas tree and indoor

May be an image of 8 people, people standing and indoor