Tri familje nevojtare janë bërë sot me shtëpi të reja në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se këto shtëpi janë ndërtuar nga memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”.
“Bashkë me hoxhën e nderuar, Halil Kastrati, kemi dhuruar çelësat e shtëpive për tri familje llapjane, Osman Mustafa dhe Bekim Syla nga fshati Gllamnik si dhe për familjen e Fahri Latifit në Obrançë. Këto shtëpi janë ndërtuar nga memorandumi i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”. Jam shumë i lumtur se këto familje festat e fundvitit dhe stinën e dimrit do ta kalojnë në shtëpitë e tyre të ngrohta e në kushte shumë më të mira. Zoti i shpërbleftë të gjithë donatorët”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info






