Lokale - eSIMy

Ka katër ditë që Policia e Kosovës së bashku me KBI-në në Podujevë kanë nisur aktivitetet për parandalimin e dukurive negative, shkruan Llapi.info.

Ky aktivitet është zhvilluar nëpër shkollat e Podujevës, ku është bërë thirrje që të luftohen këto dukuri.

Për këtë, Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në këtë Komunë, kanë shpërndarë fletushka kundër drogës.

“Ti nuk ke kohë për drogë. Ke një jetë për të jetuar” dhe “Mendohu gjatë, droga nuk na falë” kanë qenë mesazhet e përcjella nëpër qytet përmes fletushkave dhe të ndara nga policët e Stacionit të Policisë në Podujevë.

Kjo fushatë do të zgjasë 6 ditë dhe do të përfshijë ligjërata në shkollat e mesme dhe institucione tjera./Llapi.info