Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, ka thënë se ka kaluar në lexim të dytë shqyrtimi i buxhetit të Kosovës, me ç’rast i njëjti është miratuar sot në Kuvend, raporton Llapi.info.
Haziri në një postim në Facebook ka thënë se Komuna e Podujevës nga ky buxhet do të jetë përfituese në disa projekte.
“Vazhdojnë lajmet e mira për Podujevën. Në mes të dy leximeve për buxhetin e vitit 2022 tashmë kaluam buxhetin. Komuna e Podujevës përveç buxhetit që është i përcaktuar për komunën, ka përfituar edhe në disa projekte kapitale nga buxheti i Qeverisë së Kosovës:
Ndërtimi i Zonës Industriale
Ndërtimi i magjistrales Podujevë-Prishtinë
Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve
Ndërtimi i Palestrës Sportive
Ndërtimi i sistemit të Ujësjellësit në Orllan
Investime kapitale në Arsim në vlerë 100 mijë euro
Ndërtimi i çerdhes në fshatin Batllavë
Rregullimi i rrugës me zhavor Murgull-Bellosicë
Asfaltimi i rrugës Kalaticë-Brainë-Bervenik
Rregullimi i rrugës në fshatin Turuqicë
Rregullimi i përrockave në fshatrat Tërrnavicë dhe Bellopojë
Konservimi dhe rivitalizimi i xhamisë së djegur në fshatin Orllan
Rregullimi i rrugës në fshatin Turiqicë”, ka shkruar Haziri./Llapi.info






