Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gllamnik, ku një këmbësor është goditur nga një veturë, raporton Llapi.info.

Si pasojë, viktima femër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që vozitësi i veturës është arrestuar.

“Fsh. Gllamnik , Podujevë, 16.12.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info