Lokale - eSIMy

Dy aksidente kanë ndodhur sonte rreth orës 20:00  në të njëjtin vend në fshatin Peran të Podujevës, raporton Llapi.info.

Në këto aksidente kanë qenë të përfshira katër vetura, nga dy në secilin. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Dy aksidente të ndara kanë ndodhur në Peran të Podujevës. Aksidentet kanë ndodhur afër njëri-tjetrit, në të njëjtën kohë. Nga dy vetura janë të përfshira. Prej dy aksidenteve, katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor. Në njërin ka mbetur i lënduar një person, kurse në tjetrin aksident janë lënduar tre persona”, është shprehur ajo.

Ahmeti ka deklaruar se njësiti i trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin./Llapi.info