Lokale - eSIMy

Llapi ka triumfuar sot ndaj Prishtinës në xhiron e fundit të sezonit vjeshtor, me rezultat 3-2, raporton Llapi.info.

Llapi realizoi dy herë në pjesën e parë, ndërkohë që një gol tjetër u anulua nga referët.

Ishte Kushtrim Shabani që realizoi supergol në minutën e 39’, por që arbitrat vendosen për pozitë jashtëloje.

E, me këtë vendim s’u nda i kënaqur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili pas ndeshjes u ankua në ndarjen e drejtësisë.

“Pjesën e parë është dashur të jetë 3-0, pasi arbitrat e anuluan një gol, për të cilin as vetë ata nuk e din pse e kanë anuluar. Arbitri sot s’ka qenë në nivelin e duhur”, u shpreh ai pos tjerash./Llapi.info