Është arrestuar të martën i dyshuari që kishte therur muaj më parë një nxënës pranë shkollës ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ndërkohë që i dyshuari më pas është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 23.10.2020 – 13:40. Është raportuar se më 07.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën penale të lartë cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Viktima, i cili ishte therur më 23 tetor të këtij viti, kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkohë që i njëjti ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK./Llapi.info






